LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar për dhunë familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Suharekë, Pejë e Gjakovë.


Detaje nga raporti i PK-së:

Ferizaj, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 22.09.2021 – 00:30.  Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Pejë, 22.09.2021 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori