Deri në fund të vitit do të publikohet konkurs për sipërmarrës të rinj të cilët duan të fillojnë biznesin e tyre. Më të mirët prej tyre do të fitojnë nga 4.000 euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë e parasheh projekti rajonal "Qendra Ballkani-Mediterane për risi dhe sipërmarrësi" ku përveç Maqedonisë, janë të kyçur edhe Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe Qiproja.


Siç deklaroi sot menaxheri i projektit, Aleksandar Filipovski, i zgjedhuri më i mirë dhe më inovativ i konkursit, nga mesi i viti 2019 do të kalojë në ciklin intenziv dhe monitorim ku do ta përfundojë deri në qershor me shpërndarjen e graddeve.

Objektivi i synuar në të cilën mundë të aplikohet janë Turizmi, trashëgimia kulturore, teknologji informatike, mjedisit jetësor, ekologji dhe biznes bujqësor.

Në kuadër të projektit është hapur edhe web shkolla e cila do t'i mësojë sipërmarrësit e rinj se si udhëhiqet një biznes nëpërmjet trajnimeve materiale, kurseve dhe mjete tjera shfrytëzuese. /Telegrafi/