Familjet e të paktën 50 civilëve të mbajtur peng në Rripin e Gazës po presin kthimin e të dashurve të tyre sipas një marrëveshjeje armëpushimi që do të bëjë që Izraeli të lirojë 150 të burgosur palestinezë.
Në të kaluarën, Izraeli zakonisht detyrohej të lironte një numër të madh të burgosurish për të fituar lirinë për qytetarët e tij.
Këto janë pesë shkëmbimet e mëparshme më të mëdha të të burgosurve dhe pengjeve midis Izraelit dhe grupeve militante palestineze ose libaneze.
1983: Marrëveshje me PLO
Më 23 nëntor të vitit 1983, Izraeli liroi rreth 4500 të burgosur, kryesisht palestinezë, në këmbim të gjashtë ushtarëve të kapur nga Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) gjatë pushtimit të Izraelit në Liban në vitin 1982, raporton zëriamerikës.
1985: Tre izraelitë për 1150 arabë
Më 20 maj 1985, Izraeli liroi rreth 1150 të burgosur arabë, kryesisht palestinezë, në këmbim të tre ushtarëve të mbajtur nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, sipas një marrëveshjeje të negociuar prej muajsh.
1997: Lirohet themeluesi i Hamasit
Më 1 tetor 1997, Izraeli liroi themeluesin e Hamasit, Sheikh Ahmad Yassin, i cili kishte kaluar tetë vjet në paraburgim, së bashku me dhjetëra të burgosur të tjerë palestinezë dhe jordanezë, në këmbim të lirimit të dy agjentëve izraelitë të Mossad.
Agjentët u kapën në kryeqytetin jordanez, Aman, pas një përpjekjeje të dështuar për të vrarë shefin politik të Hamasit, Khaled Meshaal, me një injeksion helmues. Izraeli më vonë vrau Yassin gjatë një sulmi ajror në muajin mars të vitit 2004.
2004: Rikthimi i trupit
Më 29 janar 2004, Izraeli liroi rreth 430 të burgosur – duke përfshirë 400 palestinezë dhe 23 qytetarë libanezë – gjatë një shkëmbimi me grupin ekstremist libanez Hezbollah, për trupat e tre ushtarëve izraelitë të rrëmbyer dhe vrarë katër vjet më parë.
Hezbollahu gjithashtu liroi biznesmenin dhe ish-kolonelin e ushtrisë, Elhanan Tanenbaum, të cilin e kapi në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2000.
2011: Tregti e diskutueshme për Gilad Shalit
Pas pesë vitesh dhe fushatës së palodhshme të familjes për lirimin e tij, ushtari Gilad Shalit, i cili u kap nga Hamasi në kufirin e Gazës në qershor të vitit 2006 kur ishte 19 vjeç, u lirua më 18 tetor të vitit 2011.
Ai u këmbye me 1027 të burgosur palestinezë të liruar në dy grupe. Ishte hera e parë në 26 vjet që një ushtar izraelit u gjet i gjallë.
Numri i madh i palestinezëve të liruar – përfshirë Yahya Sinwar, liderin e Hamasit në Gaza, i cili dyshohet se organizoi masakrën e 7 tetorit – ka ndezur polemika në Izrael.
Kjo dërgoi në krijimin e një komisioni izraelit përgjegjës për vendosjen e vijave të kuqe në negociata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase

Trump thotë se rusët mund të ‘zvarritin’ armëpushimin

Ndryshues i lojës së luftës ajrore, Suedia do t’ia dorëzojë Ukrainës aeroplanin e parë AEW&C

Imamoglu iu drejtua sërish turqve nga burgu, ka një mesazh për Erdoganin

Këshilltari i Trump, Waltz: E marr përgjegjësinë e plotë, unë e kam krijuar atë grup në Signal

Rusia nuk po i ndal sulmet në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?