Pesë objektivat kryesore të Newcastle United për afatin kalimtar: Toni Kroos prioritet, në listë edhe katër lojtarë të tjerë të njohur

Tifozët Newcastle janë duke i numëruar ditët, deri në afatin kalimtar të janarit , pasi Fondi i Investimeve Publike do të futet në treg, që të përdorë disa nga pasurisë së tyre të madha për blerjet e reja.
Shmangia e rënies nga kategoria është prioriteti për sezonin 2021/22, dhe pas emërimit të Eddie Howe si trajner, plani i hierarkisë së klubit është që ta mbështes trajnerin në afatin e janarit, ku pesë objektiva janë identifikuar tashmë.
Toni Kroos
Mesfushori gjerman do të ishte nënshkrimi më i vështirë në listën e Newcastle United, ndonëse ata planifikojnë të tentojnë gjithsesi mundësitë e tyre.
Ish-ylli i Bayern Munichut ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Real Madridin dhe e ka bërë të qartë synimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli me fanellën e Los Blancos, por Newcastle mund t’i ofrojë Florentino Perezit një shumë transferimi që ai nuk mund t’i thotë jo.
Niklas Sule
Shqetësimet e mbrojtjes e qojnë Newcastlen te mbrojtës i Bayern Munich, por është një blerje që duhet punë.
Megjithatë, nuk do të jetë aq problematik sa nënshkrimi i Kroos, pavarësisht se mbrojtësi po ka minutazh të rregullt me klubin bavarez.
Një ofertë e rëndësishme ekonomike mund të tundojë Bayern Munich për të shitur, veçanërisht pasi në klub ka të rinj premtues.
Van de Beek
Ole Gunnar Solskjaer nuk i beson mesfushorit holandez, pasi i ka dhënë vetëm 150 minuta deri më tani këtë sezon.
Mesfushori i kushtoi Manchester United rreth 40 milionë euro, por ka udhëzuar agjentin e tij që të punojë për një largim të mundshëm në dimër.
Pak klube ka që do t’i afroheshin tarifës që United pagoi te Ajax për lojtarin, por ata mund të shpresojnë të përfitojnë nga pasuria e Newcastle.
Jesse Lingard
Pavarësisht këmbënguljes së Solskjaer se Lingard ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë verës, lojtari anglez ka shënuar vetëm 160 minuta, 10 më shumë se Van de Beek.
Dëshira e tij për të luajtur në Kupën e Botës 2022 në Katar mund të përshpejtojë një lëvizje me çmim të ulët në janar, megjithëse me kontratën e tij që skadon në qershor, Newcastle pritet të mos ofrojë shumë.
Tyrone Mings
Howe punoi me mbrojtësin te Bournemouth, megjithëse ai nuk i dha shumë minuta në atë kohë, por zhvillimi i tij në Aston Villa ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ai ka fituar përvojë në Ligën Premier dhe është një lider në mbrojtje, dhe do të sillte fuqi në linjën e mbrojtëse të laraskave.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri