Krijoni një pamje trendi pa shumë përpjekje

Ndonjëherë ndodh që moda (dhe gjithçka që shkon me të) bëhet paksa e lodhshme.


Ngjyrat e gjalla, modelet e guximshme dhe tendencat e reja mund të largojnë vëmendjen nga ajo që është thelbësore, dhe kjo në fund mund të rezultojë në ndjenjën e pakëndshme se nuk keni asgjë për të veshur.

Mirëpo, meqë e kemi marrë mësimin, gardërobat tona tashmë janë plot me pjesë elementare, me të cilat ndihemi të mbuluara në çdo rast. Dhe një nga veshjet më të përdorura ka qenë gjithmonë, pa dyshim, një bluzë e bardhë.

Nënbluza, nënkëmisha, bluza atleteje ose sido që dëshironi t'i quani ato, janë në qendër të vëmendjes tani, transmeton Telegrafi.

Influencueset i bazojnë rregullisht kombinimet e tyre mbi to, ndërsa markat luksoze prezantojnë versionet e tyre të preferuara.

Më poshtë, ne kemi zgjedhur pesë mënyra inovative për të kombinuar një bluzë të bardhë pa mëngë këtë verë. Na ndiqni!

Bizhuteri ari + pantallona të qepura

163520 Bizhuteri ari

Fund i rrëshqitshëm + çizme të mëdha

576456 Fund i rreshqitshem

Pantallona të shkurtra bermude + këmishë e gjerë

163523 Bermude

Këmishë prej liri + pantallona të shkurtra pambuku

163524 Kemishe prej liri

Fustan mini + çizme

676575 Fustan mini

/Telegrafi/