Pesë kostume në ngjyra të ndezura që do të dominojnë këtë pranverë

Ato jo vetëm që do t'jua bëjnë të këndshme jetën e përditshme, por janë të përshtatshme edhe për çdo rast
Disenjatorët e modës kanë sugjeruar prej disa kohësh ngjyrat e ndezura dhe kanë frymëzuar femrat me krijimet e tyre që të veshin rroba në ngjyrë portokalli, rozë, blu, jeshile dhe të verdhë.
Duke gjykuar nga fotot e influencueseve të famshme, mund të arrijmë në përfundim se kostumet me ngjyra të ndezura luajnë një rol të madh në stilimet e tyre, transmeton Telegrafi.
1. Rozë për çdo rast
Me një kostum rozë do të dukeni tërheqëse dhe femërore. Këtë kostum mund ta kombinoni pothuajse me gjithçka – këpucë, atlete, taka, këmishë dhe bluzë.
Ky kostum shumë komod dhe i përditshëm, nuk është i rezervuar vetëm për raste biznesi. Mund ta vishni si në variantin e ditës ashtu edhe në atë të mbrëmjes.
Kostumet në ngjyra të ndezura ju japin mundësinë të eksperimentoni dhe në këtë mënyrë vetë të krijoni një stil mbresëlënës.
E verdha dhe e zeza janë dy ekstreme që shkojnë në mënyrë perfekte së bashku. Nëse ju pëlqejnë kombinimet me një ngjyrë, por gjithsesi dëshironi të sillni pak freski në stilin tuaj, atëherë ky kombinim është ideal për ju.
Kostumi i kaltër është një klasik dhe sigurisht që nuk do të gaboni nëse zgjidhni atë në ngjyrë blu mbretërore. Është ideale për t'u kombinuar me veshje në nuanca të ndryshme.







































