Lionel Messi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku problemet në kohën e fundit kanë qenë të mëdha, sidomos pas fjalëve mes tij dhe drejtorit sportiv Eric Abidal.

Tashmë raportimet vetëm po shtohen për largimin e tij nga klubi në verën që po vije.


Ai ka një klauzolë speciale që ia mundëson largimin nga klubi si transferim i lirë dhe nuk janë të paktë klubet që do ta prisnin krahë hapur argjentinasin magjik.

messi 1

Sipas La Gazzetta dello Sport, janë pesë klube që kanë shfaqur interesim.

Emrat e klubeve të publikuara nga gazeta janë: Manchester United, Manchester City, Juventus, Inter Milan dhe Paris Saint-Germain.

lionel messi barcelona vs valladolid 2019 20 15ursg26ry5k91alvcet4qglny

Klubet e lartë përmendura kanë fuqi financiare që t’ia plotësojnë kushtet argjentinasit. /Telegrafi/   

telegrafi sport app