Pesë këshilla që mund t’ju ndihmojnë të dalloni një kërkimfalje të pasinqertë

Si të dalloni një kërkimfalje të rreme? Shumë njerëzve në fakt nuk u vjen keq kur i thonë këtë fjalë
A keni dëgjuar një koleg, mik apo dikë tjetër t’ju thotë diçka si: “Më falni nëse i keni keqkuptuar veprimet e mia”, “Më falni nëse ju ofendova në ndonjë mënyrë” ose “Epo, atëherë më vjen keq nëse vërtet këmbëngulni për këtë gjë”. Një kërkimfalje e tillë nuk është vetëm e pasinqertë, por edhe shumë e shpeshtë.
Ka shumë njerëz që sillen sikur kanë kërkuar falje, ndërsa në fakt nuk e kanë bërë. Ka një vijë të hollë midis një faljeje të sinqertë dhe të pasinqertë, por duhet të jetë e qartë për çfarë duhet dhe nuk duhet të kërkojmë falje.
Një falje është e pasinqertë nëse nuk përputhet me përkufizimin e mëposhtëm të faljes që gjendet në fjalorin e Miriam Webster: “pranim i fajit ose vrazhdësi e ndjekur nga një shprehje keqardhjeje”, transmeton Telegrafi.
Këtu janë disa ndryshime midis një faljeje të pasinqertë dhe një faljeje të sinqertë, dhe se si secili nuk përmbush “pranimin” dhe “pendimin” në këtë përkufizim:
Një person i tillë nuk merr përgjegjësi për fjalët apo veprimet e tij
Të tilla kërkimfalje shpesh fillojnë me frazën klasike: “Më falni nëse ndiheni të ofenduar” ose “Më falni që jeni shqetësuar”. Personi i tillë mund të thotë gjithashtu: “Problemi është se ju jeni shumë i ndjeshëm”. Më lejoni t’ju shpjegoj përse është kështu”.
Një tjetër kërkimfalje e pasinqertë është kur personi thotë diçka si: “Më vjen keq që gjërat dolën ashtu siç dolën”. Kjo është si të fajësosh tokën ose universin për atë që ndodhi. Një kërkimfalje e sinqertë nënkupton që një person pranon se ka gabuar dhe nuk ua kalon fajin të tjerëve.
Kërkimfalja e detyruar
Detyrimi është i dukshëm kur njerëzit thonë gjëra të tilla si “Epo, nëse më duhet patjetër, do të kërkoj falje” ose “Nëse këmbëngul, do të kërkoj falje”. Nëse një person fillon të kërkojë falje duke thënë: “Pirro më tha të kërkoj falje për ty”, lind pyetja se çfarë do të kishte ndodhur nëse Pirroja nuk do ta kishte urdhëruar atë.
Madje dhe nëse një person nuk përdor fjalë të tilla, mund të thuash se ai me të vërtetë nuk ndien keqardhje për veprimet e tij, nëse kërkon falje vetëm kur dikush e kap në flagrancë. Pyetja është se çfarë do të kishte ndodhur nëse fyerja apo lëndimi nuk do të zbulohej.
Kërkimi i faljes është i paqartë
Një shembull klasik është, “Më falni nëse thashë gjënë e gabuar”, në krahasim me, “Më vjen keq që ju akuzova gabimisht se jeni ….” Që një falje të jetë vërtet e sinqertë, personi që kërkon falje duhet komunikojnë qartë se çfarë ka gabuar kështu që nuk ka vend për keqinterpretim.
Personi nuk ka ndërmend të korrigjojë gabimin e tij
Një falje mund të jetë e bukur, por siç thonë ata, veprimet flasin më shumë se fjalët. Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të përpiqet ta korrigjojë gabimin dhe të mos e përsërisë më.
Nëse një person mendon se ai thjesht mund të justifikohet duke thënë: “Më vjen keq që hëngra kafjallin tuaj për të dhjetën herë; siç ju kërkova falje nëntë herët e mëparshme”, por në të njëjtën kohë ai planifikon ta hajë herën tjetër, nuk ka sinqeritet në atë falje.
Keni ndjenjën se kërkimi i faljes nuk është i sinqertë
Nëse personi është duke buzëqeshur ndërsa kërkon falje, ju natyrisht dyshoni në sinqeritetin e tij. Zakonisht, nëse në njëfarë mënyre ndiheni sikur një falje nuk është një falje e vërtetë, atëherë ndoshta nuk është. Dëgjoni intuitën tuaj! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri