LAJMI I FUNDIT:

Pesë këshilla kryesore për ruajtjen e ngjyrës së kuqe të flokëve

Pesë këshilla kryesore për ruajtjen e ngjyrës së kuqe të flokëve

Shtyjeni ngjyrosjen dhe mbajeni intensitetin e ngjyrës për aq kohë sa të jetë e mundur

Nga Gigi Hadid dhe Kim Kardashian te Kendall Jenner dhe Zendaya – e kuqja është ngjyra e re e flokëve IT që do ta shihni kudo në vitin 2022.

Përpara se të vendosni të lyeni xhufkat tuaja, është e rëndësishme të vini re se e kuqja është një ngjyrë shumë e kërkuar, sepse është një nga ngjyrat më të lehta për t’u larë, transmeton Telegrafi.

Kjo është arsyeja pse ato kanë nevojë për një kujdes të veçantë dhe në vijim mësoni 5 truke për trajtimin e saj në mënyrë që të ruani sa më gjatë intensitetin e ngjyrës dhe të lyeni më rrallë.

1. Në vend që t’i lani flokët shpesh, zgjidhni një shampo të thatë

Menjëherë pas lyerjes së flokëve, shmangni larjen e tyre për të paktën tri ditë për të parandaluar zbehjen e ngjyrës.

Një shampo e vërtetë e thatë do të ringjallë flokët tuaj duke absorbuar vajin e tepërt dhe duke i shtuar vëllim rrënjës.

2. Përdorni një shampo pa sulfate

Kërkoni shampo që nuk përmbajnë parabenë dhe klorur natriumi. Shampo të trashë mund të thajnë fijet, duke bërë që ngjyra brenda të “rrjedh” nga flokët. E thënë thjesht, sa më natyrale të jetë përbërja, aq më mirë.

Gjithashtu, kur lani xhufkat e flokëve të kuq, është e rëndësishme t’i shpëlani me ujë të ftohtë ose të vakët. Uji i nxehtë hap kutikulat e flokëve, duke lejuar që ngjyra të rrëshqasë lehtësisht.

View this post on Instagram

A post shared by LISA (@lalalalisa_m)

3. Konsideroni të kaloni herë pas here te regjeneratorët pastrues

Ideja e përdorimit të një regjeneratori mund të tingëllojë kundërintuitive, por falë formulës pa sulfate dhe pa detergjent, kjo metodë e butë pastrimi nuk do ‘t’i zhveshë’ flokët tuaj po aq sa shampot tradicionale.

Një nga disavantazhet është rreziku i akumulimit të produktit ose efekti yndyror në flokë, prandaj rekomandohet përdorimi i një balsam pastrues në kombinim me shampon tuaj tradicionale. Megjithatë, gjithçka varet nga lloji i flokëve, stili i jetesës dhe klima. Gjithashtu, shmangni kondicionerët me bazë silikoni.

4. Përdorni maska dhe vajra flokësh për të mbrojtur fijet tuaja

Si çdo tjetër, lyerja me të kuqe mund t’i bëjë flokët tuaj të thatë dhe të brishtë. Përveç krijimit të një floku me pamje të thatë, me kalimin e kohës do të dobësohen, ndaj është e rëndësishme të përdorni rregullisht vajra dhe maska ushqyese.

Gjatë ditës, dëmtimet e diellit mund të kontribuojë gjithashtu në zbehjen dhe zbardhjen e parakohshme. Rrezet UV të diellit mund të thyejnë lidhjet kimike në bojëra, duke shkaktuar tone të padëshiruara portokalli. Para se të dilni nga shtëpia, aplikoni një trajtim flokësh që i mbron nga rrezatimi UV.

5. Reduktoni stilimin e flokëve me aparate të bazuara në temperatura ekstreme

Ashtu si uji i ngrohtë avullon ngjyrën më fort, edhe përdorimi i stiluesve të nxehtë shkakton zbehje të parakohshme.

Zvogëloni stilimin dhe provoni mënyra të ndryshme për të stiluar flokët pa ngrohje. /Telegrafi/