LAJMI I FUNDIT:

Pesë damat më të stiluara këtë javë: Njëra duket si një ikonë hollivudiane sa herë që shfaqet

Pesë damat më të stiluara këtë javë: Njëra duket si një ikonë hollivudiane sa herë që shfaqet
profimedia

Ato veshin trendët më të fundit, ne mësojmë truke të reja prej tyre

Nga sateni i zi, xhinset, fustanet elegante ala Marilyn Monroe, yjet e botës na entuziazmojnë këtë javë.


Zonjat e famshme nuk ecin pa ndonjë qëllim në rrugët e Nju-Jorkut apo Los-Anxhelosit. Kryesisht, editime të tilla janë të rezervuara edhe për punë, për ndonjë takim apo për të marrë pjesë si mysafir në ndonjë emision televiziv.

Edhe pse na pëlqen shumë t’i shohim të veshura me xhinse të vjetra dhe atlete të vjetruara, këtë javë Kate Beckinsale, Priyanka Chopra dhe Demi Moore na entuziazmuan, transmeton Telegrafi.

E po ju çfarë mendoni, cila është veshur më së miri këtë javë?

1. Demi Moore

Gjithmonë magjepsëse, Demi u shfaq në rrugët e Los Angeles pak ditë më parë e veshur në të zeza nga koka te këmbët. Kombinimi në dukje monoton ishte çdo gjë tjetër veçse dhe aktorja bukuroshe e arriti këtë duke veshur pantallona saten.

profimedia

2. Naomi Watts

Një nga aktoret më me stil, të paktën kur bëhet fjalë për tapetin e kuq, është padyshim aktorja australiane – Naomi Watts. Një xhaketë bezhë, një pulovër e zezë, një këmishë e bardhë dhe xhinse sigurisht që janë pjesë klasike, por Nami e ka ngritur të gjithë veshjen me një palë sandale moderne dhe syze dielli seksi.

profimedia

3. Priyanka Chopra

Një nga femrat më të bukura në botë, ajo ka gëzuar me stilin e saj të guximshëm. Aktorja bukuroshe ka veshur një bluzë dhe një fund të kuq dhe të gjitha e ka erëzuar me një pallto lëkure me gëzof të zi.

profimedia

4. Irina Shayk

Ish-bashkëshortja e Bradley Cooper dhe një nga modelet më të famshme në botë, prej vitesh ka frymëzuar femrat me stilin e saj të përditshëm.

profimedia

5. Kate Beckinsale

Ajo është gjithmonë magjepsëse, di të ekzagjerojë, por nuk do ta gjykojmë, por do ta admirojmë guximin e saj që në një kohë kur të gjithë veshin atlete dhe gardërobë rastësore, ajo nuk resht së veshuri si një divë e vjetër hollivudiane.

profimedia

/Telegrafi/