Pas një vonese prej më shumë se dy muajsh të shkaktuar nga një pandemi e paparashikueshme, çmimet “Grammy” rikthehen të dielën me një mori momentesh të mundshme historike.
Për herë të parë, ceremonia e 64-të vjetore do të mbahet në Las Vegas – larg shtëpisë së tij tradicionale në Los Angeles. Veprimtaria e sivjetshme, e organizuar nga Trevor Noah, sjell edhe ndryshime votimi dhe dy kategori të reja.
Dhe disa artistë nga klasa e të nominuarve të këtij viti – nga muzika hip hop tek xhazi e deri tek muzika pop – ka disa artistë që mund të thyejnë rekorde, shkruan CNN.
Këtu janë pesë të nominuar – disa emra të njohur, disa të ardhur – në prag të krijimit të historisë.
Kanye West
Kanye West – i cili tani njihet me emrin e ri Ye – mund të jetë i padëshiruar këtë vit si interpretues i mbrëmjes “Grammy Awards”, por ai do të zërë një vend në histori nëse tejkalon 23 fitoret e reperit Jay-Z – i cili ka deri më tash më së shumti trofe si një artist i zhanrit hip hop. Ye ka 22 çmime “Grammy” dhe është nominuar për pesë të tjera, duke përfshirë një nga çmimet kryesore, ‘Albumi i vitit’ për albumin e tij “Donda”.
Por nuk do të jetë e lehtë. Për të mos lënë anash faktin që Jay-Z ka tri nominime këtë vit, duke përfshirë dy me vet Ye për këngët e përbashkëta në “Donda” dhe atë për çmimin ‘Kënga më e mirë rap’ për këngën e tij “Jail”.
BTS
Grupi i djemve BTS bëri histori vitin e kaluar si yjet e parë koreanë të muzikës pop që fituan një nominim për “Grammy” në kategorinë “Performanca më e mirë e një duo/grupi të zhanrit pop”. Nëse albumi i tyre “Butter” fiton në atë kategori këtë vit, ata do të jenë grupi i parë i zhanrit K-pop që fitojnë një “Grammy”.
BTS kanë bërë tashmë histori si artistët e parë koreanë që u ngjitën në skenën e “Grammy Awards” në vitin 2019, kur dhanë çmimin për ‘albumin më të mirë të zhanrit R&B’.
Olivia Rodrigo
Sensacioni i muzikës pop, Olivia Rodrigo është nominuar për shtatë çmime për albumin e saj debutues, “Sour”, duke përfshirë kategoritë e rëndësishme si: “Artistja e re më e mirë”, “Albumi i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Incizimi muzikor më i mirë i vitit” – dy të fundit për baladën e saj mbresëlënëse “drivers license”.
Nëse ajo i merr të gjitha ato çmime, Rodrigo, 19 vjeçe, mund të bëhet artistja e dytë më e re që do të shpërblehet në katër kategoritë kryesore të “Grammy Awards”.
Në vitin 2020, Billie Eilish u bë interpretuesja më e re solo që fitoi katër çmimet më të mëdha në “Grammy Awards”. Ajo ishte 18 vjeçe.
Për t’u përputhur me arritjen e saj, Rodrigos do t’i duhet gjithashtu të bëjë më të mirën se Eilish. Ndërkohë, Billie është e nominuar gjithashtu në tri kategoritë kryesore.
Tony Bennett
Tony Bennett fitoi për herë të parë çmimin ‘Albumi i vitit’ për “I Left My Heart In San Francisco” në ceremoninë e pestë vjetore të “Grammy Awards”. Kjo ishte në vitin 1963, dhe ai është ende duke marrë një “Grammy” disa dekada më vonë.
Bennett ka pesë nominime këtë vit për bashkëpunimin e tij me Lady Gaga, duke përfshirë kategoritë kryesore “Albumi i vitit” dhe “Incizimi muzikor i vitit”. Dyshja janë nominuar për ‘cover’-in e tyre të Cole Porter me titull “I Get a Kick Out of You”, një këngë e shkruar rreth 88 vjet më parë.
Në moshën 95-vjeçare, Bennett është personi më i vjetër që ka nxjerrë ndonjëherë një album me materiale të reja – me disa nga sukseset e tij më të mëdha që kanë ndodhur në dekadën e fundit.
Jon Batiste
Këngëtari Jon Batiste kryeson listën e të gjithë artistëve të nominuar këtë vit me 11 nominime për “Grammy” në zhanre të ndryshme, duke përfshirë kategoritë kryesore: “Incizimi muzikor i vitit”, “Albumi i vitit” si dhe çmimet “Interpretimi më i mirë solo i zhanrit jazz” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit R&B”.
Batiste ka një sfond në muzkën jazz dhe shërben si drejtues i grupit dhe drejtor muzikor në “The Late Show with Stephen Colbert”. Nderimet e tij në “Grammy Awards” vijnë nga puna e tij në kolonën zanore të filmit të Pixar, “Soul” dhe për albumin e tij të vitit 2021, me titull “We Are”.
Nëse Batiste merr në shtëpi të paktën nëntë çmime të dielën, ai do të shënojë një tjetër moment historik: duke anashkaluar Michael Jackson dhe Santana si artistët që kanë fituar më së shumti çmime “Grammy” në një vit. Të dy morën nga tetë “Grammy” secili, në vitin 1984 dhe 2000, respektivisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Rita Ora dhe Taika Waititi shihen të qeshur dhe në disponim të mirë, teksa dalin bashkë nga një palestër në Sydney

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët