Pesë arsye pse Jorginho e meriton ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2021
Kur lista e ngushtë për kandidatët për “Topin e Artë” të këtij viti u zbulua javën e kaluar.
Në mesin e emrave që spikat padyshim është, Jorginho i Chelsea, i cili ka mbyllur një vit fantastik në aspektin ekipor, por edhe individual.
Më poshtë i gjeni pesë arsyet pse mesfushori italo-brazilian meriton të fitojë “Topin e Artë”.
1) Pjesë përbërëse e skuadrës së Chelsea që fitoi Ligën e Kampionëve
Jorginho jo vetëm që i nisi 12 nga 13 ndeshjet e Chelseat gjatë rrugës për të fituar titullin e dytë të klubit në Ligën e Kampionëve, por ishte kapiten dy herë gjatë këtij rrugëtimi.
Ai nuk arriti ta mbush vetëm pjesën e 13 ndeshjeve të luajtura. Kjo sepse ai u pezullua në ndeshjen e kthimit të 1/16 kundër Atletico Madridit për shkak të kartonëve.
Por përveç asaj loje të vetme, ai kurrë nuk humbi një ndeshje, dhe nuk luajti asnjëherë më pak se 65 minuta.
Në fakt, ai luajti plot 90 minuta në të gjitha ndeshjet e nokautit.
Asnjë lojtar tjetër i Chelseat nuk grumbulloi më shumë minuta sesa mesfushori italian i lindur në Brazil.
Maestro, gjatë rrugës për të ngritur kupën me veshët e mëdhenj, doli i dyti vetëm pas portierit Edouard Mendy, dhe të dy luajtën pak më shumë se 1.000 minuta.
2) Italia nuk do ta kishte fituar kurrë në Euro 2020 pa Jorginhon
I njëjti model përsëritet edhe te Italia e Roberto Mancini, kur fitoi Kampionatin Evropian verën që lamë pas.
Jorginho ishte edhe një herë lojtari me më shumë minuta në fushë në të gjithë garën, duke filluar në të shtatë ndeshjet e Italisë dhe duke u zëvendësuar vetëm një herë pas 75 minutash kundër Uellsit.
Të gjithë mund të zëvnedësohen, përveç Gigi Donnarummas dhe Jorginho që ishin të domosdoshëm në UEFA Euro 2020.
Ish-mesfushori i Hellas Verona regjistroi një saktësi mahnitëse të pasimeve me 93% dhe përfundoi 497 pasime gjatë turneut, më së shumti nga çdo mesfushor, i dyti në përgjithësi pas mbrojtësit të Spanjës, Laporte.
3) Paragjykimi në favor të golashënuesve
Rezultati i një ndeshje futbolli, natyrisht, matet përfundimisht se cila skuadër ka shënuar më shumë gola. Dhe është e natyrshme që golashënuesit të mbajnë pjesën më të madhe të vëmendjes. Sidoqoftë, është reduktuese dhe arkaike gjithmonë vetëm të matësh se kush është lojtari më i mirë me këto parametra.
Kjo është veçanërisht e vërtetë kur merret parasysh rëndësia e portierëve dhe mbrojtësve qendrorë për ekipet fituese të titujve si në nivel klubesh ashtu edhe në atë me kombëtare.
Duhet të shtrihen edhe mesfushorët që nuk shënojnë apo asistojnë, siç është Jorginho, i cili ka ofruar cilësi të paçmueshme që çojnë në trofe.
Jorginho është truri pas lojës së ndërtuar, e cila në mënyrë të pashmangshme gjen hapësirat dhe lëvizjet e lojtarëve, që çojnë në asistime dhe gola.
Ai është zemra që rreh që dikton ritmin me të cilin ekipet e tij dominojnë kundërshtarët e tyre. Në mbrojtje, njeriu i Chelsea është një pikë referimi për shokët e tij të skuadrës.
Dhe jo më shumë u bë e qartë këtë vit si në Chelsean (veçanërisht pasi Thomas Tuchel mori drejtimin) ashtu edhe me Italinë në Kampionatin Evropian.
4) Asnjë mesfushor italian nuk e ka fituar atë që nga Gianni Rivera në 1969
Kur Roberto Baggio e fitoi me Juventusin në 1993, ‘Bishtaleci magjik’ kishte luajtur si sulmues, kështu që ai nuk kualifikohet si mesfushor.
I fundit italian që luajti si mesfushor dhe e fitoi çmimin ishte Gianni Rivera.
Që atëherë, asnjë mesfushor italian nuk e ka fituar atë, as Andrea Pirlo në vitin 2006, pasi Fabio Cannavaro e fitoi.
Topi i Artë iu dha në vitin 1969, Gianni Rivera që ndihmoi Milanin e tij të dashur të fitonte Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve. Në 1993 iu dha Roberto Baggio për shfaqje të jashtëzakonshme me Juventusin.
Franco Baresi, Gigi Buffon, Paolo Maldini, Alessandro Del Piero, Pirlo ose Francesco Totti nuk kanë arritur ta fitojnë pas karrierave të tyre brilante.
Në 2021, Jorginho ishte lojtari më vendimtar për Italinë dhe Chelsea kur fitoi përkatësisht Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve.
5) Asnjë lojtar tjetër nuk meriton të fitojë Topin e Artë – veçanërisht Lionel Messi
Tani duhet një sqarim për fansat e Messit. Çmimi duhet të bazohen në meritat e arritjeve, jo në vlerësimin e talentit. Lionel Messi nuk arriti asgjë në 12 muajt e fundit që do ta eklipsonte Jorginhon, që arriti shumë gjatë të njëjtës periudhë.
A Ka njerëz që mund të mendojnë se vendi i tretë në La Liga është arritje shumë më e jashtëzakonshme sesa fitimi i Ligës së Kampionëve!
Por Messi ka triumfuar në Copa America? Të fitosh një turne ku tetë nga 10 ekipe nga faza e grupeve kalojnë në çerekfinale, siç ishte rasti në Copa America, nuk është shumë më mbresëlënëse sesa të fitosh EURO 2020, kur ke mposhtur skuadra si Belgjika dhe Spanja, ndërsa në finale ka mposhtur Anglinë në një Wembley të mbushur plot me anglezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë