Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, flet për rastin e Ardian Bajramit - lojtari që zgjodhi Zvicrën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh sot në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore të kuqezinjve me Gjibraltarin, që zhvillohet të enjten, 4 shtator.
Ai foli për disa tema, duke u ndalur edhe te rasti i mbrojtësit të ri Ardian Bajrami, i cili kishte marrë ftesë nga Shqipëria, por vendosi të luajë për Zvicrën.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët kuqezi, por përzgjedhësi Sylvinho theksoi qartë perspektivën e tij.
“Sa i përket Ardian Bajramit, ne i kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve më 17 gusht. Nga atë kohë nuk kemi marrë ndonjë njoftim nga klubet”.
“Pas publikimit të listës përfundimtare, nuk pati ndryshim. Më pas, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Folëm për 30 minuta në telefon, por nuk mund të zbuloj detajet e bisedës”.
“Është diçka që ndodh me çdo kombëtare në botë. I uroj çdo të mirë lojtarit dhe nuk ndihem përgjegjës për zgjedhjen e tij. Mundohem të bëj më të mirën për grupin që kam në dispozicion”, përfundoi përzgjedhësi i Shqipërisë.
Ndërkohë, mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në konferencë, shtoi se çdo lojtar bën zgjedhjet e veta.
“Ne mendojmë për grupin që është këtu, për lojtarët që kanë zgjedhur të jenë me Shqipërinë. Nuk do të fokusohemi tek ata që nuk duan, nuk vijnë apo kanë bërë zgjedhje tjetër”, theksoi Kumbulla, që luan te Mallorca në La Liga. /Telegrafi/





















































