Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, morën sot pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe atë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, në Komunën e Prishtinës.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se sportistët tanë do të kenë më në fund një qendër që ofron shërbime mjekësore të asaj cilësie të lartë të cilën ata e meritojnë.
‘’Tash e sa vjet, jemi dëshmitarë se sportistet dhe sportistët tanë po arrijnë standardet më të larta të mundshme nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare. Brenda një kohe të shkurtër, ata e kanë vendosur Republikën e Kosovës në hartën botërore të sportit, duke i shërbyer kështu jo vetëm avancimit të karrierave të tyre individuale, por edhe forcimit të shtetit të Kosovës dhe të imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti.
Hapja e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive sipas kryeministrit do na mundësojë, tani më shumë se kurrë, parandalimin e sëmundjeve dhe njëherësh diagnostikimin e sëmundjeve të sportistëve, përmes kontrolleve sistematike shëndetësore.
“Në këtë mënyrë, sportistëve të Kosovës do t’u jepet mundësia që të shkëlqejnë edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme edhe në Kosovë edhe në botë”, tha ai.
Po aq e rëndësishme është edhe hapja e objektit të ri e Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit. Kjo klinikë, shtoi më tej kryeministri, është struktura e vetme e kujdesit terciar shëndetësor në Kosovë, e cila ofron shërbime të diagnostikimit si dhe të trajtimit të veçantë të patologjive të ndryshme përmes terapisë fizikale dhe të rehabilitimit.
Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës fizike, Qeveria e Kosovës po punon intensivisht edhe në përditësimin e infrastrukturës ligjore në fushat e mjekësisë sportive dhe mjekësisë fizikale dhe rehabilituese.
Këto përditësime, tha më tej ai, po synohen të bëhen përmes një ligji të ri për shëndetësi nga njëra anë, dhe përmes procesit të planifikimit strategjik në fushën e sportit në anën tjetër.
“Hapja e këtyre dy objekteve të reja sot është vetëm fillimi, kurrsesi përfundimi i bashkëpunimit tonë”, tha kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi