Është përuruar busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, afër monumentit të ‘New Born-it” në Prishtinë.

Ky bust është ngritur në shenjë falënderimi në 20 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.


“Jam shumë e nderuar që të kem një bust në Prishtinë. Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, ka thënë ish-sekretarja Albright.

Përveç kësaj, ish-sekretarja në shaka ka thënë: "Faleminderit që më keni bërë kaq të gjatë".

64671570 339091540117484 2492708579472048128 n

Busti i Albright është punuar nga Luan Mulliqi. Tani sheshi ku është vendosur busti do ta mbajë emrin “Madeleine Albright”.

Ndryshe, gjatë ditës në Kosovë, përveç ish-sekretares Albright janë duke qëndruar edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-gjenerali Wesley Clark, dhe personalitete të tjera nga rajoni dhe bota.

Ardhja e tyre në Kosovë përkon me shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s, në qershor të vitit 1999. Ish-sekretarja Albright, gjatë ceremonisë zyrtare për shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë, ka mbajtur një fjalim.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur  që është prezentë në Kosovë.

64220930 333613450641257 1911452217009766400 n

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcave, ne diskutuam se si aleanca jonë ishte bashkuar dhe më e rëndësishmja ishte se ia dolëm”.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright. /Telegrafi/