LAJMI I FUNDIT:

Personat me nevoja të veçanta nga Shkupi, kërkojnë qasje në objektet fetare

Personat me nevoja të veçanta nga Shkupi, kërkojnë qasje në objektet fetare
Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS VITA” – Shkup kërkon nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, por edhe Bashkësive tjera fetare që kërkesa e tyre që në objektet fetare të ketë qasje dhe vendkalim për personat me nevoja të veçantë, sepse kjo sipas kryetarit të kësaj shoqate, Ertan Shaqiri, është e drejtë e garantuar ndërkombëtarisht.
Sipas Shaqirit është për të ardhur keq se si ka mundësi promovohen projekte me vlera qindra mijëra euro, ndërsa nga ana tjetër nuk janë planifikuar vendkalime për karrocat me të cilat lëvizin personat me nevoja të veçanta.
“Duhet ta ketë parasysh edhe kryetari i BFI-së, por edhe Kisha Ortodokse që duhet të kenë vendkalime për personat me nevoja të veçanta, sepse edhe ata janë njerëz. I bëj apel edhe kryeministrit të vendit që ta ketë parasysh këtë punë, se kur të bëhet një investim 600 apo 700 mijë euro, ta ketë parasysh se personat me nevoja të veçanta do të kërkojnë të drejtën e tyre.”, – deklaroi kryetari i Organizatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri.
Shoqata “SOS VITA” numëron 425 anëtarë dhe sipas Shaqirit, nëse kjo kërkesë nuk merret për bazë dhe kërkesa e tyre hasë në vesh të shurdhur, ai do të ngrit një iniciativë që në bashkëpunim me disa organizata maqedonase ta kërkojnë të drejtën e tyre përmes një proteste masive. Sipas tij, me këtë problem ballafaqohen jo vetëm në objektet fetare, por edhe në institucionet e vendit.  /RTVM2

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

Lajme
Kalo në kategori