Kolonia Artistike e organizuar nga shoqata “Heroinat” për personat me nevoja të veçanta me moton “Të gjithë jemi të barabartë” ishte më shumë se një ekspozitë. Kjo tregon se sa janë të mundshme kreativiteti dhe shpresa, edhe në situata të vështira

Takimet me persona me nevoja të veçanta shpesh shkaktojnë konfuzion, por duke respektuar nevojat e kësaj kategorie, shoqëria demonstron nivelin e saj të ndjeshmërisë kulturore dhe sociale. Është një urë motivuese që u mundëson njerëzve të tillë të përshtaten sa më mirë në jetën e përditshme dhe të arrijnë plotësinë e jetesës së tyre.


Edhe pse disa jetojnë me vështirësi dhe çrregullime të lindura ose të fituara, të gjithë kanë lindur me aftësinë për të krijuar dhe përjetuar bukurinë, për të gëzuar, për të përhapur lumturi dhe dashuri. Dhe si çdo artist, ata vazhdojnë të shprehen artistikisht.

Kësisoj, arti është një nga mënyrat e përfshirjes së njerëzve me aftësi të kufizuara në shoqëri, barazimit të mundësive, thyerjes së paragjykimeve dhe më e rëndësishmja - provë për vetë personin se ai mund të bëjë vërtet atë që dëshiron.

shk1

"Të gjithë kemi disa kufizime. Fakti që jemi të kufizuar fizikisht nuk do të thotë se nuk mund të shprehemi në një mënyrë të bukur. Shoqata jonë ‘Heroinat’ është e përkushtuar për të siguruar aktivitete kulturore për këta persona si një mjet i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe për të promovuar përfshirjen dhe bashkëpunimin në një mjedis të mbështetës”, thotë drejtoresha Shkurta Haxhiu.

shkk2

Kjo Koloni ishte është një dëshmi e fuqisë së artit për të frymëzuar ata që e krijojnë, si dhe ata që e shijojnë atë.

Para së gjithash, kreativiteti kërkon ndryshimin e rutinës së zakonshme, daljen nga zona e rehatisë dhe kthimin e vëmendjes ndaj momentit aktual. Arti i lejon këta njerëz të harrojnë dhimbjen dhe kufizimet. Në këtë mënyrë, ata mund të forcojnë veten.

"Unë besoj se e ardhmja do të jetë emocionuese, interesante dhe në të gjitha nuancat më të ndryshme të ngjyrave që mund të imagjinoni, ndërsa ju takon juve të na ndiqni dhe të mbështesni idenë tonë", përfundon Haxhiu, duke falënderuar Labinot S. Gashin për moderimin dhe mbështetësin e projektit, Feim Pulaj për mikpritjen e paharrueshme në ‘Lakeside Hotel’.

shk00

436347037 2117128818659527 8596654034068296624 n

436614301 2117128828659526 7540552816702517938 n

435972498 2117129011992841 5706580504714461680 n

shkk3

442409249 2117129121992830 9008510635480232866 n

440976505 2117129065326169 2244143911356002699 n

436336940 2117128975326178 7341207216613553990 n

435925048 2117129095326166 3056608891077460422 n

436319113 2117128748659534 8648707113634015345 n

436302203 2117128791992863 3680729777011559015 n

/Telegrafi/