LAJMI I FUNDIT:

Përshëndetje KOSOVË! GIFI po hap dyert në Prishtina Mall, sot në ora 17:00

Përshëndetje KOSOVË! GIFI po hap dyert në Prishtina Mall, sot në ora 17:00

Një moment i shumëpritur është këtu! Sot, në orën 17:00, Prishtina Mall do të ketë një transformim të veçantë, pasi GiFi, një nga kompanitë më të njohura në të gjithë Evropën për inovacionin dhe gamën e saj të produkteve, hap dyert e dyqanit të saj të parë në Kosovë. Kjo hapje e madhe sjell një përvojë blerjeje të jashtëzakonshme për konsumatorët kosovarë. Gjatë vizitës suaj në dyqanin GiFi, do të gjeni një gamë të gjerë të produkteve, përfshirë artikuj shtëpiake, lodra për fëmijë, dekorime, dhurata, artikuj hobi, HORECA dhe artikuj për kafshët e shtëpisë.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në hyrjen lindore të Prishtina Mall në katin 0 dhe do të përfshijë: prerjen e shiritit të dyqanit të parë GiFit, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera të këndshme për mysafirët e rastit.

Dyqani GiFi në Prishtina Mall ka një hapësirë prej afër 3, 000 metra katrorë dhe ofron më shumë se 50,000 produkte të ndryshme. Kjo hapje është rezultat i angazhimit të GiFit për të ofruar një përvojë blerjeje të përmirësuar dhe pasurinë e produkteve në dispozicion, marr pë bazë nevojën e kahmotshme në tregun Kosovar.

Kjo hapje shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin, duke sjellë një partneritet të madh midis GiFi dhe Prishtina Mall. Kjo padyshim që do të sjellë një gamë të pasur të produkteve për konsumatorët kosovarë dhe do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit.

Hapja e madhe e GiFi në Prishtina Mall është një ngjarje që nuk duhet humbur! Ju ftojmë të na bashkoheni sot në këtë festë të blerjeve, duke filluar nga ora 17:00. Përveç muzikës dhe ushqimit të shijshëm, keni edhe mundësinë për të përfituar abonim FALAS me kartelën VIP, meqë rast ju mund të përfitoni zbritje të shumta në artikuj të caktuar.

Rreth kompanisë GiFi:

Kompania GiFi u themelua në vitin 1981 dhe ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të dyqaneve në të gjithë botën. Tani, GiFi ka mbi 600 dyqane në mbarë botën, të shpërndarë kryesisht në formën e francizave. GiFi është i pranishëm në Francë me pothuajse 500 dyqane, dhe në vende të tjera të tilla si Austria, Belgjika, Portugalia, Spanja, Zvicrra, si dhe në disa shtete në Afrikë. Philippe Ginestet është themeluesi, kryetari dhe CEO i kompanisë.

GiFi po vazhdon të rritet dhe të zhvillohet në tregun e tregtisë me çmim të ulët për shtëpinë dhe familjen. Në vitin 2022, GiFi ka pasur një vit të suksesshëm, duke regjistruar një qarkullim vjetor prej 1.8 miliardë dollarë amerikanë dhe ka një staf prej 10,000 punonjës. Ky sukses është pasuar nga një përpjekje e vazhdueshme për të ofruar një përvojë blerjeje më të mirë për klientët e tyre. Dyqanet e GiFit janë të dizajnuara në mënyrë të modernizuar dhe të përmirësuara vazhdimisht për të frymëzuar klientët dhe për të krijuar një ndjesi të veçantë gjatë blerjeve. Përveç gamës së gjerë të produkteve që ofrohen, GiFi ofron gjithashtu shërbime si VIP Card, e cila lejon klientët të përfitojnë zbritje shtesë në artikuj të caktuar.