Oferta e parë e Wolves për të nënshkruar me Armando Brojën u refuzua nga Chelsea dhe tani Mauricio Pochettino ka diskutuar për planet e tyre për këtë afat kalimtar.

“Blutë e Londrës” do të lejojnë largimin e Brojës në formë huazimi vetëm në rast se në fund ekipi i Wolves pajtohet që të paguajë klauzolën e tij të lirimit, pasi Chelsea dëshiron me çdo kusht të përfitojë para nga sulmuesi shqiptar.


Sipas Evening Standard, Wolves nuk e kishte përfshirë opsionin e blerjes së kartonit dhe për këtë arsye Chelsea e ka refuzuar ofertën e tyre. Arsyeja pse Wolves e bëri këtë, është për shkak se nuk janë të sigurtë nëse Broja do të arrijë të shfaq potencialin e vet në “Molineux”.

Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave prej 10 muajsh shkaku i lëndimit në gju, Broja ka shënuar vetëm dy gola në 19 ndeshje këtë sezon.

Screenshot 2024 01 30 223124

Teksa Pochettino nuk ofroi një përditësim rreth situatës së Brojës, ai dha një përgjigje sa i përket planeve të klubit për afatin kalimtar të janarit.

“Nuk kam asgjë për të thënë (për Brojën). Gjithçka është e qetë dhe ne jemi shumë të relaksuar këtu”, ka thënë Pochettino.

Në fund të fundit, Chelsea do të përpiqet të gjejë zëvendësuesin e Brojës, por mund të zgjedhin të presin deri gjatë verës për të parë opsionet në treg, teksa emra si Victor Osimhen dhe Ivan Toney thuhet se do të jenë në dispozicion./Telegrafi/

telegrafi sport app