LAJMI I FUNDIT:

Përplasje të ashpra mes Memli Krasniqit dhe Imer Mushkolajt

Përplasje të ashpra mes Memli Krasniqit dhe Imer Mushkolajt

Debate të ashpra në “Debat Plus” janë zhvilluar mes deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe analistit Imer Mushkolaj.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se partitë që kanë qenë në qeverisje “a e shikojnë veten në pasqyrë që të kritikojnë të tjerët”.


“Duhet të thonë këto parti kush jemi ne që po i japim të drejt vetes të kritikojmë vetëm pse po kemi dëshirë”, i është drejtuar Mushkolaj, Krasniqit, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj ka vazhduar më tej derisa deputeti Krasniqi e ka ndërprerë me arsyetimin se “të kam dëgjuar çdo natë duke i thënë gjërat e njëjta”.

Në këtë rast situata është tensionuar kur Mushkolaj i ka thënë se edhe atë e kanë dëgjuar çdo natë duke i kërkuar leje Krasniqit për të vazhduar fjalën.

Krasniqi i ka thënë “jo nuk ka mundësi të vazhdoni pasi kjo është shpallje e urrejtjes”.

“A të ka bërë dikush nga PDK diçka personale. Kush je ti t’i thuash një partie politike ju nuk guxoni të flisni”, i është përgjigjur Krasniqi Mushkolajt.

Mushkolaj i ka reaguar përsëri duke i thënë Krasniqit “duhet t’iu vijë turp të flisni për mënyrën si keni qeverisur”.

Debati ka eskaluar edhe më tej kur akuzat janë bërë shumë personale.

“Ti je i akuzuar për keqpërdorim financiar, për shembull. Unë s’të kam akuzuar por e ke akuzën nga kolegët tuaj nga AGPK”, i është drejtuar deputeti Krasniqi, analistit Imer Mushkolaj.

Mushkolaj ka mohuar akuzën duke dhënë një paralajmërim për Krasniqin.

“Unë nuk kam asnjë aktakuzë. Kjo është shpifje Memli, dhe për këtë do të përgjigjesh. Kjo është shpifje e jotja”, ka reaguar ashpër Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori