Në seancën e gjykimit të ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të tjerëve, sot ka ndodhur një përplasje mes gjykatësit Vesel Ismajli dhe prokurores Ilirjana Çollaku-Tafa.
Dhurata Hoxha dhe Gëzim Dushi, Fitim Mustafa dhe Ekrem Tahiri po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ata po akuzohen se mjetet e buxhetit të shtetit, të cilat ishin të destinuara për informimin e drejtë të qytetarëve rreth liberalizimit të vizave, përfunduan duke promovuar fushatën elektorale të ish-ministres Dhurata Hoxha për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
Në këtë rast në cilësi të dëshmitarit u dëgjua Ilir Muqaj.
E gjatë marrjes në pyetje të Muqajt pati një ballafaqim mes prokurores së rastit, Ilirjana Çollaku- Tafa dhe gjyqtarit të Departamentit Special, Vesel Ismajli.
I tërë ballafaqimi mes tyre filloi në momentin kur prokurorja pretendoi se gjyqtari Ismajli dhe mbrojtësja e të akuzuarit Gëzim Dushi, Kosovare Kelmendi, po i ndërhynin në punën që ishte duke e bërë.
Pasi që prokurorja nuk ishte e kënaqur me përgjigjet që ishte duke i marrë nga dëshmitari, ajo kërkoi nga Gjykata që t’i krijohen kushtet për mbajtjen e seancës pas këtyre ndërhyrjeve.
E nga ana e trupit gjykues pyetjet e prokurores u konsideruan si të përsëritura.
“Po i përsërit pyetjet oj prokurore, je ka i përsëritë pyetjet vazhdimisht”- ishin fjalët e kryetarit të trupit gjykues.
Kurse mbrojtësja, Kosovare Kelmendi, mohoi të kishte ndërhyrje nga ana e mbrojtjes lidhur me këtë rast.
E njëjta tha se asnjëherë nuk kishte ndërhyrë e as nuk e kishte marrë fjalën pa leje të trupit gjykues.
Kurse Gjykata në mënyrë unanime mori vendim se nuk kishte konstatim se mbrojtësja Kelmendi ka bërë ndonjë pengesë në kryerjen e punës së prokurores në këtë seancë.
Trupi gjykues i tërhoqi vërejtjen prokurores se po thoshte gjëra të paqena.
“Trupi gjykues unanimisht merr aktvendim: Nuk ka konstatim se mbrojtësja e të akuzuarit Gëzim Dushi ka bërë ndonjë pengesë në kryerje e punës së prokurores në këtë seancë të shqyrtimit gjyqësor. Andaj i tërhiqet vërejtja e fundit prokurores që të ngritët dhe të deklarojë gjëra të paqena”- ishte vendimi i Gjykatës.
Mbi 140 mijë euro të buxhetit të shtetit, të cilat ishin destinuar për informimin e drejtë të qytetarëve rreth liberalizimit të vizave, përfunduan duke promovuar fushatën elektorale të ish-ministres Dhurata Hoxha për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
Kështu përshkruhet në aktakuzën voluminoze të Prokurorisë Speciale përmes së cilës për afera korruptive po akuzohen ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe zyrtarët e tjerë të kësaj Ministrie, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi.
Këto mjete kishin përfunduar në llogaritë e disa portaleve përmes kompanisë “PR Solutions”, e cila e kishte marrë kontratën “Informimi i publikut për nevojat e MIE-së”.
Hetimet në lidhje më këtë rast kishin filluar pas hulumtimit të shkresave informuese të Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova, të cilat kishin alarmuar Prokurorinë për kontratat lobuese të Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe dyshimeve për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove nga kjo Ministri.
Në aktakuzën e PSRK-së përshkruhet se kompania, e cila ishte më e lira dhe që i kishte përmbushur të gjitha kriteret, ishte larguar në mënyrë të kundërligjshme nga procesi i tenderimit. Për këtë arsye për keqpërdorim të detyrës po akuzohet Fitim Mustafa, i cili ishte shef i prokurimit në MIE.
Ai po akuzohet se është përfshirë në afera korruptive në momentin kur e ka shpallur fituese kompaninë “PR Solutions” dhe jo kompaninë e cila kishte ofertuar me çmimin më të lirë.
Sipas Prokurorisë “N.Sh. 2B”, ishte eliminuar nga gara në mënyrë të kundërligjshme edhe pse i kishte plotësuar të gjitha kriteret bazë të tenderit dhe ishte për 192 mijë euro më e lirë se sa kompania e cila në fund u shpall fituese.
Kontrata me kompaninë “PR Solutions” ishte nënshkruar nga ish-ministrja Dhurata Hoxha, e cila po akuzohet se i kishte shfrytëzuar mjetet e Ministrisë për promovimin e fushatës zgjedhore.
Hoxha po akuzohet se kontratën që kishte për qëllim informimin e qytetarëve për procesin e liberalizimit të vizave e kishte përdorur për publikimin e banerëve, artikujve dhe video-spoteve që përmbanin të arriturat dhe vizionin e saj. Dëmi që Hoxha ia ka shkaktuar buxhetit të Kosovës përshkruhet të jetë mbi 140 mijë euro.
Ndërsa Gëzim Dushi akuzohet se kishte lejuar zbatimin e këtyre video-spoteve dhe banerëve ndonëse ishin në kundërshtim me qëllimin e kontratës.
Në lidhje me zbatimin e kësaj kontrate po akuzohet edhe pronari i “PR Solutions”, Ekrem Tahiri, i cili përshkruhet se kishte bërë promovimin e fushatës zgjedhore të kandidates Dhurata Hoxha edhe pse ishte në dijeni se shërbimet e ofruara ishin në kundërshtim me qëllimin e kontratës, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës