LAJMI I FUNDIT:

Përplasja Haradinaj-Gashi për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Përplasja Haradinaj-Gashi për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Gjatë fjalës së tij kryeministri Ramush Haradinaj, lidhur me formimin e ushtrisë së Kosovës ka filluar të përdorë fjalor jo adekuat në drejtim të deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Kryeministri ka theksuar se ka qenë LDK-ja ajo që ka penguar krijimin e ushtrisë në vitin 2014.


“Sa i përket ushtrisë është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Në ambasadën amerikane kur ishim unë presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa dhe Pacolli… na kanë ofru 2014 për me bo ushtrinë. LDK ka dash mu bo patriote atëherë. Na kanë quajtur tradhtar. Për 4 vjet na kanë lanë. Pyeti amerikanët dhe i gjeni transkriptet nëse nuk më besoni. E keni lënë Kosovën pa ushtri qe 10 vjet, turp duhet me ju ardhë”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj nga ulësja e tij deputeti Arben Gashi i është drejtuar se kjo nuk është e vërtetë, dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Haradinaj “pastër je ka rren, nëse je kon aty prezent edhe je tu rrejt”.

Deputeti Arben Gashi ka theksuar se në takim nuk ka qenë i pranishëm tash kryeministri Ramush Haradinaj.

“Po të flasë dukagjinase, pasi retorikën e ki dukagjinase.Është e pasaktë ajo që po e thoni dhe jam i gatshëm tua dëshmoj.Në atë takim nuk ke qenë ti prezent në vend teje ka qenë Ardian Gjini e Blerim Shala . Fjalët rrenë nuk janë gjuhë parlamentare, andaj të lutem mos i përdorë”, u shpreh Gashi.

Në fund kryeministri ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori