LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy autobusë shkollorë në Gjermani, disa të lënduar (Video)

Përplasen dy autobusë shkollorë në Gjermani, disa të lënduar (Video)

Dy autobusë në të cilit kishte edhe nxënës në rrugën e tyre për në shtëpi nga shkolla u përplasen të enjten në Gjermaninë jugore, duke lënduar dhjetëra fëmijë dhe të rritur, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se rreth një duzinë njerëzish pësuan lëndime serioze, duke përfshirë dy fëmijë të shkollës dhe një nga shoferët.

Siç thuhet më tej, ngjarja ndodhi në Ammerndorf në perëndim të Nurembergut, sipas departamentit të policisë rajonale.

Zëdhënësi i policisë, Bert Rauenbusch, ka thënë për mediat se helikopterë të shumtë transportuan ata me lëndime më të rënda në spitale. /Telegrafi/