Hajvalia ka qenë ndalesa e radhës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Rama bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, janë pritur nga një numër i madh qytetarësh.


Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama shihet i pritur ngrohtësisht nga qytetarë të moshave të ndryshme.
"Faleminderit Hajvali", ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit gjatë mandatit të tij 4-vjeçar ka pasur projekte të ndryshme që janë realizuar për lagjen "Hajvalia".