Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është rikthyer në vendin e saj të origjinës për edicionin e tretë të festivalit Sunny Hill.

Ajo ka mbajtur një konferencë për media ditën e enjte, në prezencë të babait të saj, Dukagjin Lipa, dhe Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.


Ky i fundit teksa ka vlerësuar lartë kontributin që ky festival i sjell promovimit të kryeqytetit, i ka bërë edhe një dhuratë simbolike këngëtares 26-vjeçare.

297038678 1520728801693806 1075101154570537974 n

Ai i ka dhuruar asaj Hyjneshën në Fron të gravuar në ari të bardhë 4000 vjeçar të vjetër.

Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore.

297426917 569787997971967 4321760204650567526 n

Dua Lipa në anën tjetër u shpreh entuziaste për performancën e saj Prishtinë, e cila do të jetë e treta me radhë në Parkun e Gërmisë. /Telegrafi/

297383406 590553282573134 5925687795790957222 n

296928234 897138804578509 7351387075085933569 n

297237426 557187299436407 798216643337355263 n

297300440 1661873397531949 5238119834985140462 n

297609489 959375142127995 657754544547464555 n