LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet Prishtina Startup Weekend – edicioni i Ballkanit Perëndimor

Përmbyllet Prishtina Startup Weekend – edicioni i Ballkanit Perëndimor

Në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) në Prishtinë, nga 18-20 nëntor u mbajt edicioni i Ballkanit Perëndimor i Techstars Startup Weekend (fusha e moblitetit).

Startup Weekend ishte pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë 2022.

Ekipet Bisha (Kosovë), Supernova (Kosovë) dhe Metro Share (Shqipëri) u shpallën fitues të Prishtina Startup Weekend – edicionit të Ballkanit Perëndimor për idetë në fushën e mobilitetit, që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës.


Edicioni i parë i Techstars Startup Weekend Western Balkans u mbajt në Tiranë 2021. Idetë fituese kanë të bëjnë me zgjidhjet digjitale për parkingjet, rregullimin e linjave të autobusëve ndërurban, ofrimin e NFT tokens për shfrytëzuesit e trotinetëve elektrik dhe “carpooling”.

Në ceremoninë e prezantimit të ideve dhe ndarjes së çmimeve, mori pjesë edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili po ashtu ju uroi mirëseardhje në kryeqytet pjesëmarrësve nga rajoni dhe i ftoi të rikthehen sërish për vizitë, bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta mes të rinjve nga shtetet e ndryshme.

Techstars Startup Weekend Prishtina – edicioni i Ballkanit Perendimor u mbajt nja 18-20 nëntor dhe mblodhi në Prishtinë (ICK) 100 pjesëmarrës, mentorë, trajnerë, inxhinierë dhe ekspertë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

Kjo ngjarje ishte pjesë e Global Entrepreneurship Week Kosovo #GEW2022 dhe u mbështet nga Ambasada e Suedisë, Coca-Cola HBC Kosovo, Transport Community, Helvetas/RECONOMY, Komuna e Prishtinës, Tive dhe Asseco. Partnerë rajonal: ICT Hub, OFICINA, Solveo, Inovaciono Preduzetnički Centar Tehnopolis dhe Startup Macedonia.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori