LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, bëhet thirrje për kontrolle të rregullta mjekësore

Përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, bëhet thirrje për kontrolle të rregullta mjekësore

Në përmbyllje të muajit tetor, muaj ky që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit u bë thirrje për kontrolle të rregullta dhe sistematike, në mënyrë që sëmundja të parandalohet dhe të zbulohet herët.

Kryeministri Albin Kurti tha se tetori është shpall muaji i luftës kundër kancerit të gjirit me qëllim të parandalimit përmes zbulimit sa më të hershëm dhe trajtimit sa më të mirë shëndetësor.

“Shumë gra e vajza edhe në vendin tonë janë goditur nga kjo sëmundje, e cila kollaj bëhet edhe fatale. Prandaj ne kemi punuar në ndërgjegjësimin e tërë shoqërisë, sidomos të sistemit tonë shëndetësorë për një lidhje më të ngushtë për gratë dhe vajzat në mënyrë që sa më herët të zbulohet kjo sëmundje tinëzare dhe t’i inkurajojmë të sëmurat që bashkërisht t’ia dalim.


Do të investojmë dhe do të angazhohemi që të ketë parandalim të sëmundjes përmes zbulimit të hershëm dhe t’i ngrisim kapacitetet dhe kushtet që numri i të shëruarve të rritet çdo vit”, tha ai.

Ndërkaq, ish presidentja Atifete Jahjaga tha se përmes këtij aksioni simbolik kanë dashur të shprehin përkrahje ndaj të gjitha grave që janë prekur nga kanceri i gjirit.

Ajo bëri thirrje që gratë t’i shtojnë kontrollet e rregullta dhe sistematike, si mënyra më e mirë e parandalimit të sëmundjes apo zbulimit të hershëm.

Ndërsa, Nafije Latifi nga organizata Jeta/Vita tha “Neve na mbetet që t’i ndërgjegjësojmë gratë të kenë më shumë kujdes për shëndetin e tyre, ndërsa institucioneve u mbetet që të ofrojnë kushtet më të mira dhe gratë të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori