LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet aksioni për vaksinimin e qenve me pronarë

Përmbyllet aksioni për vaksinimin e qenve me pronarë

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka inspektuar sot aksionin për vaksinimin e qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit, i cili po zhvillohet tash e disa ditë në gjithë territorin e Ferizajt.

Një mundësi e tillë e krijuar si nismë e kësaj drejtorie, i ofron pronarëve të qenve që kafshën e tyre ta kontrollojnë dhe vaksinojnë kundër sëmundjeve të ndryshme potenciale, përkatësisht kundër sëmundjes së tërbimit.

Drejtori Bajrami shikoi nga afër disa nga lokacionet ku po kryhej vaksinimi, me ç’rast u shpreh se nisma të tilla do të realizohen vazhdimisht në mbrojtje të kafshëve dhe në funksion të zbatimit të pakos së masave të qeverisjes lokale për mbrojtjen e kafshëve.


Ai e vlerësoi të suksesshëm gjithë procesin e vaksinimit të qenve me pronarë, proces që sot shënon ditën e fundit.

Ndryshe, qindra qytetarë deri më sot i janë përgjigjur këtij aksioni duke sjellë kafshët e tyre për vaksinim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori