I përlotur dhe i thyer, palestinezi qëndron mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar në Gaza

Një burrë palestinez nuk mund t’i mbante lotët e tij derisa qëndronte ulur në rrënojat e shtëpisë dhe dyqanit të tij që u shkatërruan nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
Ai qëndronte aty i hutuar dhe i thyer nga ajo që kishte ndodhur dhe thoshte se nuk donte më asgjë tjetër, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar në rrjetin social X po bën xhiron në internet dhe deri më tani ka marrë qindra-mijëra shikime.
Izraeli i cili tashmë që pesë ditë sulmon Gazën, nisi sulmet ajrore në hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas që lansoi mëngjesin e së shtunës mijëra raketa në drejtim të Tel Avivit.
Grupi militant gjithashtu mobilizoi trupa tokësore në jug të Izraelit të cilët thyen barrierat dhe hynë në komunitetet aty pranë duke vrarë e rrëmbyer njerëz. /Telegrafi/



































