LAJMI I FUNDIT:

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën, pas të shtënave me armë në mes dy grupeve në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Përmes një njoftimi për media, kjo Prokurori bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:20 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje  në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme,  ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.


Tutje Prokuroria bënë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.

“Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në njoftim.

Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori