LAJMI I FUNDIT:

Përkundër se është personazh i njohur, DeGeneres nuk lejohet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pa letërnjoftim (Foto/Video)

Përkundër se është personazh i njohur, DeGeneres nuk lejohet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pa letërnjoftim (Foto/Video)

Se nuk ka shaka me sigurimin e Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar Ellen DeGeneres.

Aktorja, komikja dhe moderatorja e famshme ka qëndruar në Washington për të marrë Medaljen presidenciale të Lirisë, mirëpo meqenëse e kishte harruar letërnjoftimin, ajo e ka pasur të vështirë që të hynte brenda, ku ishte ftuar nga presidenti në largim, Barack Obama.

“Akoma nuk më kanë lënë të hyj në Shtëpinë e bardhë, sepse e kam harruar letërnjoftimin”, ka shkruar Ellen në Twitter duke publikuar edhe një fotografi të sajën në Washington D.C.


Pas kryerjes së procedurave të sigurisë, Ellen është lejuar të hyjë brenda Shtëpisë së Bardhë dhe menjëherë e ka bërë trend në rrjetet sociale. Ajo madje ka publikuar një video të ‘MannequinChallenge’ nga Shtëpia e Bardhë.

DeGeneres është një prej 21 personave që kanë marrë nderimin më të lartë qytetar nga Obama. Kjo është hera e fundit që presidenti Obama nderon individët, si Diana Ross, Michael Jordan e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori