E para përkrahëse e të ashtuquajturit, Shteti Islamik kthehet nga Siria në Gjermani. Kjo përbën një sfidë për qeverinë gjermane. Sepse presioni për të ripranuar xhihadistë të tjerë është duke u shtuar.
Ditën e enjte ndodhi ajo që autoritetet gjermane e mendonin të pamundur: Një 31 vjeçare gjermane, përkrahëse e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), së bashku me tre fëmijët u largua nga një kamp i milicëve kurdë YPG në veri të Sirisë dhe u dërgua në kufirin turk, ku u mor në dorëzim nga autoritetet turke. Ata e dërguan atë në qytetin Gaziantep, qytet turk me dy milionë banorë.
Prej andej ajo ka fluturuar për në Gjermani, me siguri me linjën ajrore turko-gjermane Sun-Express, avioni i së cilës zbriti në orën 20:00 në Shtutgard. Atje, gruaja u prit nga policët gjermanë që kishin në dorë një urdhër arresti. Akuza: Sipas nenit 129 A dhe B, anëtarësim dhe përkrahje e një grupimi të huaj terrorist.
Prej javësh është duke u diskutuar për kthimin në Gjermani të xhihadistëve gjermanë dhe familjeve të tyre. Diskutimi është bërë edhe më i zjarrtë, që kur u mor edhe kështjella e fundit e terroristëve në Baghus, në Sirinë Lindore.
Në kampet e vetëadministrimit kurd në Sirinë Veriore është rritur shumë numri i luftëtarëve të huaj të IS dhe grave e fëmijëve të tyre. Kurdët janë lodhur nga ngarkesa për përkujdesjen dhe kontrollin e këtyre njerëzve. Mes mijëra të huajve që ndodhen në kampe ka edhe qindra gjermanë, mes tyre edhe fëmijë.
Kurdët kërkojnë pranimin e tyre
Kërkesat e përsëritura të kurdëve ndaj vendeve të origjinës, që ata të ripranojnë qytetarët e tyre janë injoruar deri tani. Ministria e Jashtme në Berlin ka përmendur arsye formale për rikthimin e tyre.
Në një përgjigje të dhënë me shkrim për pyetjen e Deutsche Welles, Ministria e Jashtme shkruante në muajin shkurt: “Mbas mbylljes së ambasadës gjermane në Damask është e pamundur të bëhen shërbimet konsullare në Siri”.
Dhe me rajonin autonom kurd nuk ekzistojnë kontaktet zyrtare. Në përgjigje thuhet më tej, se qeveria gjermane është duke parë opcionet e mundshme, “për tu mundësuar qytetarëve gjermanë largimin nga Siria, sidomos për rastet humanitare”.
A do kthehet rasti në precedencë?
Pikërisht kjo duket se ka ndodhur. Mahmut Erdem, avokati i të kthyerës nga Siria Veriore thotë në një bisedë me Deutsche Wellen: “Ky rast tregon se ekziston mundësia e vendosjes së kontaktit me Ushtrinë e Lirë Siriane, me YPG kurde. Dhe kështu mund të tërhiqen nga kampet idhtarët gjermanë të IS”.
Avokati thotë se ka punuar pesë muaj me radhë për kthimin në Gjermani të gruas dhe tre fëmijëve. Më në fund Ministria e Jashtme gjermane bisedoi me autoritetet turke dhe me autoritetet rajonale kurde dhe organizoi dorëzimin e gruas në kufi.
Me kthimin e parë rritet presioni për ripranimin në Gjermani të xhihadistëve të tjerë dhe familjeve të tyre. Pak para zgjedhjeve europiane dhe zgjedhjeve në katër lande gjermane, kjo është një gjë me të cilën asnjë politikan apo parti nuk do që të ketë të bëjë. Autoritetet e sigurisë i vlerësojnë si të rrezikshëm 19 anëtarë të IS që ndodhen të burgosur nga kurdët. undër 21 vetëve ka urdhërarrest. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe