Duket se ëndrra e Jose Mourinhos që një ditë të stërvitë Ivan Perisicin nuk do të plotësohet as në këtë verë.

Tash e dy vite kroati është kërkuar me ngulm nga Special One, por zikaltrit kishin bindur lojtarin për të qëndruar.


Tani që u hap një pistë për një largim të mundshëm pasi lojtari ka shprehur vullnetin të luajë në Ligën Premier, janë Djajtë e Kuq ata që nuk po arrijnë të lëvizin.

Ivan Perisicc 1 (Foto: Getty Images)

Bordi i Unitedi e ka njoftuar Mourinhon që prioritet është shpenzimi për një mbrojtës qendror.

Pra, aktualisht të gjithë forcat e Man Utd janë të përqendruara te Yerry Mina i Barcelonës.

Nga kjo tifozët e Interit mund të qëndrojnë të qetë, anësori kroat me shumë mundësi do të jetë pjesë e tyre edhe për një sezon.

Kartoni i Perisic vlerësohet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/