LAJMI I FUNDIT:

Periscope tani ka 10 milionë përdorues, 2 milionë aktivë

Periscope tani ka 10 milionë përdorues, 2 milionë aktivë

Twitter ka shpenzuar mjaft kohë për ta promovuar shërbimin e saj më të ri - Periscope, përkatësisht aplikacionin e saj për livestreaming të cilin e ka lansuar në muajin janar.

Por tani me sa duket njerëzit kanë filluar ta përdorin shërbimin e ri të rrjetit social, edhe pse një numër pesëfish më i madh prej tyre e kanë shkarkuar tashmë aplikacionin.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 10 milionë njerëz e kanë shkarkuar aplikacionin Periscope që nga muaji mars, dhe 2 milionë njerëz e përdorin atë në baza ditore.

Brenda 10 ditëve të para pas lansimit, ishte thënë se Periscope ka arritur në 1 milion përdorues. (Telegrafi)