LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e coronavirusit në botë, OBSH shpall emergjencë globale të shëndetit publik

Përhapja e coronavirusit në botë, OBSH shpall emergjencë globale të shëndetit publik

Përhapja e coronavirusit vrasës, e cila filloi në Kinë, është shpallur një emergjencë globale e shëndetit publik.

Vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për të thënë se kjo është një Urgjencë e Shëndetit Publik të Brengave Ndërkombëtare (PHEIC), vjen pasi numri i personave që kanë vdekur nga virusi ka arritur në 170, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, të gjitha vdekjet kanë ndodhur në Kinë, ku virusi kishte origjinën në një treg të paligjshëm të jetës së egër në qytetin e Wuhan.


Autoritetet shëndetësore kineze gjithashtu thanë se kishte 7,736 raste të konfirmuara në vend.

Po ashtu, ka pasur 82 infeksione të konfirmuara në 18 vende, përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara, sipas OBSH-së, dhe në disa raste ka pasur një transmetim njeri-në-njeri.

Një emergjencë globale përcaktohet zyrtarisht si një deklaratë zyrtare e “një ngjarje të jashtëzakonshme” që paraqet një rrezik për shëndetin publik për shtetet e tjera përmes përhapjes ndërkombëtare të sëmundjes e cila potencialisht mund të kërkojë një përgjigje ndërkombëtare.

Ajo nënkupton një situatë që është “serioze, e pazakontë ose e papritur”, e cila mund të bëjë thirrje për veprim të menjëhershëm ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori