LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”

Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”

Pas publikimit të përgjimeve të gjermanes “Bild”, shefi i qeverisë shqiptare përmes një statusi në Twitter ka bërë të ditur se ka kontraktuar avokatin që do e mbrojë.

Dhe siç ka bërë të ditur vetë Rama, ai është Matthias Prinz.

Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale
Lexo po ashtu Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale

Sipas Ramës, gjykatat gjermane le të vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes.


Statusi i plotë Ramës në Twitter:

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD!

Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes.

E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

Ndryshe, kryeministri Rama kishte reaguar edhe menjëherë pas përgjimeve të reja të Bild, ku është publikuar edhe një telefonatë e kryeministrit me zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Keshin, ku sipas gazetës gjermane personi ishte i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Përgjimet e 'Bild', reagon Kryeministri Rama
Lexo po ashtu Përgjimet e 'Bild', reagon Kryeministri Rama

Rama përmes një postimi në Twitter kishte thënë se këto përgjime janë bërë për shantazh.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me ‘zbulime gjermane’, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24”, kishte shkruar Rama.

Gazeta prestigjioze ka publikuar një seri audio-përgjimesh të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku rezultojnë se janë regjistruar bisedat e zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Rama. Shpesh herë këtë zyrtarë janë regjistruar duke biseduar për zgjedhjet dhe për vota me personazhe të botës së krimit në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori