LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për punën e instrumentarëve shëndetësorë, e që është me rëndësi jetike për mbarëvajtjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Instrumentarja Igballe Cakolli vjen me një rrëfim interesant për punën që bëjnë e përgatitjen për operacione.

“Duhet me kontrollu sallën a është gjithçka në rregull, kemi aparatura të shumta. Pacienti konektohet përmes tavolinës që është në rrymë… Ne punojmë me aparatura që janë të lidhura direkt me rrymën…ka aparatura shumë dhe janë të ndryshme për secilin operacion, ka me qindra instrumente…”, tha ajo.


Por, si nis puna e një instrumentareje shëndetësore?

“E para ndërrohesh, e ndërron gardërobën… Pas hyrjes në sallë e përgatit pjesën sterile, kontrollohen të gjitha. Pastaj vjen larja kirurgjike e duarve”, tha ajo.

Cakolli tha tutje se për shkak të kushteve sterile që duhet të jenë në sallë sterilizohet edhe ajri, nuk duhet të ketë komunikim me ambientin, nuk ka as dritare.

Instrumentarja shëndetësore tutje ka treguar se cilat janë pasojat për pacientin nëse salla ose instrumentet shëndetësorë nuk dezinfektohen si duhet.

Ajo po ashtu ka treguar se si veprohet nëse ju ik diçka nga këto përgatitje dhe si veprohet nëse në organizëm mbesin fasha ose instrumente.

Cakolli po ashtu ka rrëfyer një ngjarje të rëndë të 2005-së e cila ende i ka mbetur në mendje.

Të gjitha këto në podacastin “Shëndeti në rend të parë”. Ky podcast mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një kosovar në Zvicër dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas vetën

Një kosovar në Zvicër dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas vetën

Lajme
Dehari i VV-së deklarohet për formimin e qeverisë

Dehari i VV-së deklarohet për formimin e qeverisë

Lajme
Osmani: Erdogan, një mik i dëshmuar dhe zë i fuqishëm i Kosovës

Osmani: Erdogan, një mik i dëshmuar dhe zë i fuqishëm i Kosovës

Lajme
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
Durrësi hap sezonin turistik, ankorohet anija e parë turistike me 250 turistë

Durrësi hap sezonin turistik, ankorohet anija e parë turistike me 250 turistë

Lajme
Trupi i 27-vjeçarit nga Hasi i Shqipërisë u gjet në mal nga një bari lokal

Trupi i 27-vjeçarit nga Hasi i Shqipërisë u gjet në mal nga një bari lokal

Lajme
Kalo në kategori