LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton koalicioni AAK-PSD

Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton koalicioni AAK-PSD

Në Junik janë numëruar 100 % e votave apo 7 vendvotime sa kanë qenë në këtë komunë.

Në këtë komunë ka fituar koalicioni AAK-PSD me 50.32%, apo 1 mijë e 9 qytetarë i kanë dhënë votën AAK-PSD-së.

E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 31.52%, apo 632 vota.

Në vendin e tretë radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 8.53%, apo 171 vota.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 6.38%, apo 128 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 2.39% apo 48 vota./Telegrafi/