LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ekspozimi i Ferrarit në Kosovë, Riegman i kënaqur

Përfundon ekspozimi i Ferrarit në Kosovë, Riegman i kënaqur

Ka përfunduar ceremonia e Shell nën sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 Ferrari në qytetin tënd”. Ky event ngjalli interesim të madh të qytetarëve. Përpos pijeve falas, ata patën mundësi të jenë edhe pjesëmarrës në lojëra të ndryshme.

Për më shumë se dhjetë ditë, kjo makinë shëtiti në qytetet e Kosovës.

Prishtina ishte destinacioni i fundit për Formula 1 “Scuderia Ferrari”, ku qytetarët patën mundësi të bënin fotografi me të. Njeri prej tyre ishte Fahri Bajrami.


“Mua po më pëlqen, por fatkeqësisht nuk i kam fëmijët me vete për ta parë këtë veturë”, thotë për RTV Dukagjinin, Fahri Bajrami.

Ndersa Kristian Nrecaj  tha se e pëlqen shumë Formula 1 “Scuderia Ferrari”.

“Shumë atmosferë e mirë, perfekt. Vetura më pëlqen shumë sepse Ferrarin e kam shumë për qejf dhe kam dëshirë të kem një të tillë”, shprehet Kristian Nrecaj.

Menaxheri i kompanisë “Shell” për Evropën Juglindore, Wim Riegman ka thënë se kjo u mundësua nga partneriteti që ka Shell me Ferrarin.

“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë organizim. 10 mijë njerëz kanë ardhur ta vizitojnë këtë event. Kjo u bë e mundur për shkak të partneritetit që ka Shell me Ferrarin. Së bashku me Ferrarin, kemi zhvilluar derivate të kualitetit më të lartë që tashmë janë të pranishme edhe në Kosovë”, tha Wim Riegman.

Shell, operon në 80 vende të botës, duke shërbyer kështu 30 milionë klientë.

Ofron shitje me pakicë, dhe është i pranishëm në Kosovë për më shumë së një vit, duke u ofruar konsumatorëve cilësi dhe kualitet të lartë të derivateve.

Përveç përkujdesjes për makina, Shell, ka edhe maketin dhe restaurantin më të mirë për konsumatorët. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Storien mund ta ndiqni nga minuta 20:25 në videon e mësipërme.

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori