Banori i radhës që largohet në natën gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova është Gresa Hoti.

Modelja e njohur qëndroi brenda shtëpisë së famshme të Kosovës për më shumë se 90 ditë.


Ajo la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, duke lënë pesë konkurrentë të tjerë për në finale: Xhulin, Stresin, Vedatin, Mbresën dhe Artanin.

335077683 594780365881858 7429629852206815223 n e1678491871997 Foto: Screenshot/Facebook

Përpara Gresës nga BBVK u eliminua edhe këngëtari i njohur shqiptar, Bruno Pollogati.

Ndonëse nuk ka qenë edhe aq e njohur për publikun, Gresa fitoi famë të madhe për çiltërsinë dhe pozitivetin që solli brenda.

334962925 182227151214238 8232312791171476727 n Foto: Screenshot/Facebook

Finalja e madhe pritet të mbahet më 17 mars (e premte).

Njëri nga konkurrentët pritet që të marrë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/