LAJMI I FUNDIT:

Përfundon afati për blerjen e duhanit në Maqedoni

Përfundon afati për blerjen e duhanit në Maqedoni

Me mbylljen e pikave të shitjes në vend, sot përfundon blerja zyrtare e korrjes së duhanit të vitit të kaluar. Sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Bujqësor, Bllagoj Indov, blerja ka shkuar pa probleme dhe janë blerë 25.250 ton duhan me një çmim mesatar prej 21.424 denarë për kilogram.

“Blerja ka kaluar në mënyrë të rregullt, pa probleme dhe me kënaqësi të kultivuesve të duhanit. Nëntë blerësit në vend sot mbyllën zyrtarisht pikat, pasi ligjërisht mbaron blerja e duhanit nga korrja e vitit të kaluar. Ne po bëjmë analizat e fundit, por është një fakt se blerja ka kaluar në kënaqësi të përgjithshme. Pagesa e duhanit është afër përfundimit. Deri më tani, 283 miliardë denarë janë paguar për kultivuesit e duhanit, që është 97.57 për qind”, tha Indov.

Rreth 13,000 ton duhan janë blerë në rajonin e Prilepit./Telegrafi/