Përfshihet nga zjarri një restorant në Kaçanik
Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në fshatin Strazhë të Kaçanikut.
Rasti ka ndodhur të premten.
“Fsh. Strazhë, Kaçanik 04.04.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur”, thuhet në raportin policor.
Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Në raport tutje thuhet se përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























