Përfshihet nga flakët autobusi i Unazës së Re në Tiranë, nuk raportohet për lëndime

Një autobus i linjës së Unazës së Re është përfshirë sot nga flakët pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































