LAJMI I FUNDIT:

I përfshihet automjeti nga flakët, reagon Adriatik Lapajt

I përfshihet automjeti nga flakët, reagon Adriatik Lapajt

Automjeti i avokatit Adriatik Lapaj u përfshi nga flakët ndërsa ishte në lëvizje e sipër në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kuvajt”.

Për fat të mirë incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është shumë mirë.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai


Noftimi i policisë:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori