Superylli shqiptar, Rita Ora, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në ngjarjen e mbajtur në kuadër të Jingle Bell Ball 2017.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qenë prezente në këtë ngjarje.


rita 8 e1512915662807

Aty prezente ishte edhe Dua Lipa, ku performoi në ngjarjen e madhe të mbajtur të shtunën.

Rita u shfaq në këtë ngjarje duke performuar në veshje mjaft atraktive, me ngjyra të ndezura.

rita 12

Flokët e lëshuara thjeshtë dhe makijazhi i lehtë e bënë Ritën të duket e përkryer.

Ngjarja u organizua nga "Capital FM" dhe Rita performoi hitin e saj të madh "Anywhere".

Rita së fundmi arriti që me tri këngë të futet në Billboard top 30. /Telegrafi/