LAJMI I FUNDIT:

Përflitet për një lidhje të re të Adele me Paul Rich

Përflitet për një lidhje të re të Adele me Paul Rich

Adele dhe i dashuri i saj i ri po dëshmojnë të jenë një çift shoqëror, teksa vazhdojnë të shihen mes miqve të famshëm.

Dalja e fundit e çiftit të ri ishte festa e ditëlindjes së gruas së LeBron James, Savannah James, të premten në mbrëmje në West Hollywood.

Fituesja 33-vjeçare e Grammy dhe agjenti sportiv, 39 vjeç, plotësuan njëri-tjetrin mjaft mirë gjatë daljes së tyre të natës.


Adele dhe i dashuri i saj i ri (Foto: Backgrid)

Ylli i divorcuar kishte të veshur një fustan të gjatë po ashtu me mëngë të gjata me një dekolte të hapur.

Flokët i ndau në mes, gjersa pamja e natës përfundoi me një palë taka që i hoqi deri në fund të evenimentit.

Të gjitha lajmet nga Adele
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adele

Partneri i Adele në anën tjetër u shfaq krejtësisht në të zeza. Ai mori vëmendje me një këmishë të zezë të hapur duke treguar plotësisht gjoksin.

I njëjti gjithashtu kishte veshur një palë pantallona të gjera dhe këpucë të zeza.

Adele dhe i dashuri i saj i ri (Foto: Backgrid)

Rich mbante një zinxhir të vetëm rreth qafës dhe mahniti me një prerje flokësh të freskët.

Çifti u shoqëruan nga një truprojë ndërsa mbaruan natën.

Ylli, i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, u pa duke ecur zbathur në rrugën e saj drejt shtëpisë.

Adele dhe i dashuri i saj i ri (Foto: Backgrid)

Dyshja konfirmuan romancën muajin e kaluar, pasi u shfaqën për herë të parë në publik në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.

Në korrik, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre është ‘rastësore’ dhe se ata nuk janë ende ‘seriozë’.

“Nuk është serioze, por ata po kalojnë mirë. Ata kanë miq të përbashkët, kështu që është mirë”.

“Ajo po jeton jetën e saj dhe po bën mirë. Po kalon një verë të mrekullueshme me [djalin e saj] Angelo. Ata po kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Los Angeles”. /Telegrafi/

Adele dhe i dashuri i saj i ri (Foto: Backgrid)

Në trend Magazina

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Kalo në kategori