Një lugë vaj ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien.
Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin. Sipas të studimeve konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron përfitime të qenësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.
Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol. Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur. Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E. Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.
Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?
Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin. Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme. Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së, shkruan AgroWeb.
Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit. Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri. Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.
Organizëm i fuqishëm dhe energjik
Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira. Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë. Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.
Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit. Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës. Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?