LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit nga Kosova në trajnimin mbi diplomacinë digjitale në Bled të Sllovenisë

Përfaqësuesit nga Kosova në trajnimin mbi diplomacinë digjitale në Bled të Sllovenisë

Përfaqësues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë morën pjesë në trajnimin ambicioz mbi “Fuqizimin e diplomacisë digjitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Lindore”, nga datat 28-30 nëntor, në Bled të Sllovenisë.

Në trajnimin i cili mblodhi mbi 70 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Molldavia, Ukraina, të pranishëm ishin edhe diplomatë të njohur dixhitalë ndërkombëtarë, ekspertë të marrëdhënieve me publikun, redaktorë të mediave digjitale dhe entuziastë të tjerë digjitalë.


Ky projekt është sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa është zbatuar nga Qendra sllovene për Perspektivën Evropiane (CEP) me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim.

Ndërmarrje të tilla si trajnimi në Bled janë të një rëndësie të veçantë në kohën kur po jetojmë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ku diplomacia digjitale po shndërrohet në një mjet gjithnjë e më të rëndësishëm dhe të pashmangshëm, jo vetëm për liderët botërore, por edhe për vetë qytetarët anekënd botës.

Përmes trajnimit që mbuloi një varg temash, nga teoria e marrëdhënieve me publikun dhe diplomacisë publike e gjer në përdorimin specifik të mjeteve digjitale dhe shembujve praktikë të fushatës digjitale, zyrtarë të lartë të nëntë shteteve pjesëmarrëse, por edhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-së në këto shtete, konsoliduan njohuritë dhe aftësitë e tyre të komunikimit dhe ndërtuan një rrjet profesionistësh të diplomacisë digjitale./Telegrafi/

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni përmbledhjen nga CEP dhe foto-galerinë nga trajnimi:

https://www.cep.si/digital-diplomats/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori