Përfaqësuesit e Islandës dolën në mbështetje të palestinezëve në Tel Aviv

Islanda e ka shfrytëzuar Eurovisionin për të protestuar kundër, siç është thënë, "okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve".
Në një moment kur grupi "Hatari" mori pikë maksimale dhe kamera u fokusua tek anëtarët, ata kanë mbajtur simbole mbështetëse për Palestinën.
https://twitter.com/sogultuna/status/1129883700051795968
Regjia e largoi shpejt fokusin nga ky grup që natyrisht se nxiti edhe reagimin e publikut në Tel Aviv.
Edicioni i sivjetmë i Eurovisionit ka qenë ndër më kundërthënësit për shkak se është zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ka pasur protesta të shumta për ta bojkotuar.
Kujtojmë që fitues i 'Eurovision 2019' u shpall Holanda që u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”. /Telegrafi/



























































