Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e mbështetur nga USAID/Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë organizuan një forum virtual për promovimin e franshizmit si model i biznesit në Kosovë, gjatë së cilit me një panel përfaqësuesish të franshizë dhënësve si dhe franshizë marrësve të kompanive të njohura globalisht, u nënvizuan përparësitë që ofron një model i tillë i biznesit në zhvillimin ekonomik si dhe nxitjen e investimeve në vend.
“Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, foli për rëndësinë e zhvillimit të franshizmit, ku përmendi se Kosova pavarësisht zhvillimeve pozitive përgjatë viteve të fundit, ende karakterizohet me vështirësi për qasje në financa dhe rrjedhimisht për rritje dhe zgjerim të kompanive. Zeka po ashtu përmendi kapitalin si një përparësi të rëndësishme të franshizimit, ndërsa tha se në rrethana të financimit të bazuara kryesisht në kolateral, ky model ndihmon në realizimin e synimeve duke mundësuar rritjen e pikave të reja të biznesit, pa pasur nevojë për rritje të ekspozimit kreditor, por edhe në mbajtjen e një rreziku minimalist afarist.
Ardian Hoxha, franshizë marrës i SushiCo dhe franshizë dhënës i Green and Protein, njëherit edhe moderator i forumit, potencoi ndikimet e dukshme të franshizmit në ekonominë e vendit, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, modernizimin ekonomik, përshtatjet në bilancin e pagesave, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndihmën në zhvillimin e fuqisë punëtore. Nga aspekti i të dyja anëve, pra edhe atij të franshizë dhënësit, por edhe të franshizë marrësit, Hoxha tha se e inkurajon zhvillimin e këtij lloji të biznesit në Kosovë, meqë i njëjti është shumë edukativ për biznese, si dhe ka efekte zinxhirore në përmirësimin e zinxhirit të furnizimit, përmirësimin e proceseve të biznesit, si dhe rritjen e kualitetit të produkteve dhe shërbimeve”, thuhet në njoftim.
Shkumbin Muçolli, menaxher i përgjithshëm në kompaninë Burger King theksoi se franshizat janë zgjedhje e mirë për investitorë, pasi që bizneset që shfrytëzojnë këtë model janë të formuara mirë dhe funksionale në vende të ndryshme të botës. Sipas Muçollit, një ndër përparësitë kryesore të franshizave është strukturimi edhe organizimi i stafit brenda kompanive të vendit. Për më tepër, Muçolli ofroi disa këshilla për ndërmarrësit e interesuar të bëhen franshizë marrës, ku theksoi se të njëjtit duhet të studiojnë mirë tregun, si dhe të punojnë drejt sigurimit të përmbushjes së standardeve të kërkuara nga franshizë dhënësit.
Erëmal Bajrami, menaxher i përgjithshëm në kompaninë KFC Kosova duke iu referuar konceptit të franshizmit si dhe historikut të korporatës që ai përfaqëson, tha se ky model biznesi i jep mundësi korporatës të zhvillohet në nivel global, si dhe të hap rrugë për investime në bizneset e franshizuara. Sipas Bajramit, franshizimi mund të sjellë përfitime të shumëta qoftë direkte apo edhe indirekte për ekonominë e Kosovës, derisa përmendi se prania më e madhe e bizneseve të këtij modeli mund të incentivizojë rritjen e kualitetit të produkteve të prodhuara në vend, si dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në mes të tjerash./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker